Sport 2 Mars 2024, 21:58

Gol spektakolar në Rumani, Arlind Ajeti i dhuron një pikë CFR Kluzhit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol spektakolar në Rumani, Arlind Ajeti i dhuron një pikë CFR

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti nxori nga repertori i tij një gol spektakolar, në duelin ndaj Farul Konstantas.

Ishte minuta e 82, ku pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Ajeti, i cili me një koordinim perfekt, me një gjuajtje në stil “volej” e dërgoi topin në trekëndësh.

Një realizim fantastik ky nga ana e shqiptarit, që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së tij Kluzh, në duelin ndaj Farul Konstantas që përfundoi me shifrat 1-1.

Për Ajetin, ky ishte goli i tretë në 20 ndeshje me fanelën e rumunëve të Kluzh, që drejtohen nga Adrian Mutu.

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare cfr kluzh