
Në “Ennio Tardini”, Parma dhe Lacio u ndeshën për javën e 15 në Serinë A, ku në fund ishin bardhekaltrit ata që fituan 0-1, edhe pse me dy lojtarë më pak.
Në minutën e 42 ishte Matia Zakanji ai që la Lacion me një lojtar më pak, për ndërhyrje të gabuar me taka ndaj kundërshtarit. Kartonin e kuq të dytë e mori Toma Basiç në minutën e 78 për një faull të rrezikshëm.
Kur pritej që Parma të hidhej e gjitha në fushë për të sulmuar, ndodhi e pabesueshmja. Në minutën e 82, Tixhani Noslin, i futur në pjesën e dytë, duke përfituar nga një gafë e mbrojtësit vendas, kaloi mbrojtjen dhe portierin Korvi, duke dërguar topin në rrjetë.
Lacio fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e 8, ndërsa Parma mbetet në zonën e ftohtë, duke u renditur në vendin e 17.
Lini një Përgjigje