Sport 1 Prill 2023, 15:29

Lajm i hidhur për ekipin bardheblu, ndahet nga jeta “Nona e Tironës”., Nezihat Stërmasi

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i hidhur për ekipin bardheblu, ndahet nga jeta “Nona e

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102-vjeçare Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stërmasi.

E njohur si “Zonja Tirana”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tironase. Gjithmonë e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me të madhin Selman Stërmasi gjatë gjithë këtyre viteve.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14 vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall.

Ai ishte në kulmin e tij. Ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë. Mbas një fejese të gjatë 3 vjeçare ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-të. Dasma e Selmanit me Nezihatin pa mëdyshje është nga të parat dasma që është filmuar me video në Shqipëri.

Paja e Nezihatit ishte porositur e gjitha për merak në Vjenë tek i vëllai Maliq Petrela, i cili studionte atje asokohe. Viti 1940 Nezihati 20 vjeçare u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor.

Këto ishin vite të bukura, të qeta, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si trajner dhe i kishte dhuruar futbollit italianë mjeshtra si Lushta e Kryeziu.

Jetoi një jetë sa të bukur, aq të përvuajtur, por gjithmonë rrethuar me dashuri nga të gjithë.

Zonja shekullore e Tiranës mbylli sytë sot natyrialisht, pasi jetoi gjatë e mjaftueshëm për të parë edhe nderimin që i bënë bashkëshortit të saj pas vdekjes.

Për të gjithë ata që duan ti bëjnë nderimet e fundit, varrimi do të bëhet nesër në 2 prill nga rezidenca “Alba” në orën 12.00.

nezihat stërmasi