Sport31 Mars 2023, 20:37

“Rrufe në qiell të hapur” te Totenhemi, pas Antonio Kontes një tjetër dorëheqje në skuadrën londineze

Shkruar nga Pamfleti

“Rrufe në qiell të hapur” te Totenhemi, pas Antonio Kontes

Drejtori i Totenhemit, Fabio Paratiçi është dorëhequr nga posti i tij si drejtues i menaxhimit të klubit. Ky vendim i tij erdhi pas bllokimit që i bëri FIFA për të mos hyrë në stadiume. Organi më i lartë i futbollit e mori këtë vendim, pasi ish-klubi i Paratçit, Juventusi u gjend fajtor mbi disa llogari të rreme.

Ndalesa për Paratiçin fillimisht ishte vetëm për në Itali, por tani FIFA mori vendim që ndalesa të zgjerohej kudo në botë. Totenhemi i kërkoi llogari FIFA-s dhe sqarime të mëtejshme. Por sot ka qenë vetë Paratiçi që ka propzuar dorëheqjen nga posti i drejtimit në klubin londinez. Ky është një tjetër largim i rëndësishëm nga Totenhemi, pas atij të Antonio Kontes, i cili u largua nga posti i trajnerit vetëm pak ditë më parë.

fabio paratiçi drejtori i totenhemit