
Kilian Mbape-Real Madrid mbetet një temë e hapur, një bashkëpunim i mbetur në tentativë, pasi ylli francez në verë vendosi të rinovojë kontratën e tij me PSG-në. Pavarësisht këtij fakti drejtuesit e Realit nuk kanë ndërmend të dorëzohen, por sigurisht nuk kanë ndërmend të bëjnë as çmenduri financiare.
Sulmuesi francez është gati të lërë PSG dhe i ka dhënë fjalën Realit të Madridit për 2024.
Kjo pasi Mbape, e shikon si të pamundur fitimin e Champions League me skuadrën pariziene dhe është i bindur se duke kaluar te “Los Blancos” skuadra e tij e ëndrrave jo vetëm do të fitonte trofeun e rëndësishëm, por do të kishte mundësinë për të hyrë edhe në planin personal në panteonin e më të mëdhenjve të futbollit.
Sipas të përditshmes spanjolle AS: Reali ka vendosur të investojë për Mbapenë, por vetëm nëse vjen me kosto zero:
“Mbape vetëm nëse vjen falas”, shkruan AS në faqen e parë duke shtuar se drejtuesit e Realit të Madridit po i kërkojnë Mbapesë të mos negociojë më me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij aktuale e cila i përfundon në vitin 2024.
Mbape i përket së ardhmes, ndërsa e tashmja mbetet Karim Benzema: “Gati për sprintin final”, shkruan Marca në faqen e parë, duke theksuar se “bomberi” francez po punon fortë për të qenë gati në këtë fund sezoni.
Lini një Përgjigje