Sport31 Mars 2023, 20:59

Kjo është situata para fundjavës e dy mbrojtësve të Serisë A që i munguan kombëtares kuqezi në ndeshjen me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Kjo është situata para fundjavës e dy mbrojtësve të

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti të hënën ndeshjen e saj të parë kualifikuese për “EURO 2024” ndaj Polonisë me mungesa të rëndësishme. Dy prej tyre ishin futbollistët që kishin luajtur më parë një rol fiks në prapavijën kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët u dëmtuan dhe nuk ishin të gatshëm për duelin në Varshavë.

Por me sa duket, një prej tyre është rikuperuar për ndeshjen e radhës me klubin e tij në Serinë A, duke filluar që nga kjo javë. Mediat italiane raportojnë se Ardian Ismajli është thuajse plotësisht i rikuperuar dhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Leçes në Serinë A, do ta nisë nga pankina me Empolin. Ndoshta edhe nga minuta e parë nëse vlerësohet para sfidës se mund të përballojë 90 minutat, shkruan “Panorama Sport”.

Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti vazhdon të jetë jashtë skuadrës pasi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi që pësoi pak ditë para grumbullimit të përfaqësueses shqiptare. Ai pritet që të qendrojë jashtë të paktën edhe një javë e më pas të nisë të aktivizohet tek Atalanta ku ishte kthyer në një pikë kyçe të formacionit të Gasperinit.

berat gjimshiti ardian ismajli futbollistët e kombëtares