
Legjenda e futbollit francez, Zhan Luis Gaset, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.
Gaset kaloi 10 vjet te Montpelje përpara se të merrte drejtimin e ekipit. Ai e drejtoi klubin në tre periudha të ndryshme, herën e fundit në prill kur njoftoi tërheqjen e tij nga drejtimi i ekipit francez.
Ish-mesfushori mori drejtimin e Marsejës, Bregut të Fildishtë, Bordo, Sent Etien, Istre dhe Kan në një karrierë të shquar në pozicionin e trajnerit. Ai gjithashtu pati sukses si asistent i Loren Blank te Franca dhe PSG-ja mes viteve 2007 dhe 2016.
Babai i Gaset, Bernard, bashkëthemeluesi i Montpelje dhe klubi që luan në Ligën 2 në Francë i bëri homazh ikonës së tyre në një deklaratë prekëse.

"Një produkt i vërtetë i klubit, ai la një përshtypje të paharrueshme te të gjithë ata që e takuan përmes profesionalizmit, mirësisë dhe pasionit të tij për të ndarë njohuritë e tij. Ai ishte gjithashtu një ambasador i frikshëm për akademinë rinore të Montpelje.
Sot, klubi i Montpelje ka humbur një nga figurat ikonike. Trishtimi ynë është i madh kur kujtojmë buzëqeshjen e tij, zërin e tij të paimitueshëm dhe zgjuarsinë e tij të mprehtë.
Presidenti Loren Nikolin dhe i gjithë klubi dëshirojnë t’i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes së Zhan Luis Gaset, veçanërisht djalit të tij Robin, asistent aktual i Zumana Kamara si trajner kryesor i ekipit të parë të klubit, vajzës së tij Koral, nënës së tij Eliana dhe të gjithë familjes Gaset.”
Olimpiku i Marsejës e përshkroi Gaset si “shumë më shumë sesa një trajner” dhe e quajti atë “një figurë të respektuar në futboll, një teknik me përvojë dhe një personalitet thellësisht të përkushtuar ndaj vlerave njerëzore të këtij sporti”./ "Dailystar.co.uk", përshtati në shqip "Pamfleti"
Lini një Përgjigje