Sport25 Maj 2024, 22:07

Leverkusen nuk fal kundër Kaiserslautern, Xhaka feston trofeun e Kupës së Gjermanisë me kryevepër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Leverkusen nuk fal kundër Kaiserslautern, Xhaka feston trofeun e Kupës

Bajer Leverkusen ka triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur skuadrën e Kaiserslautern me rezultatin minimal 1-0.

"Aspirinat" harruan zhgënjimin e Ligës së Europës, ku u mundën në finale nga Atalanta, dhe mbyllën një sezon historik me një tjetër trofe.

Ekipi i Alonsos fitoi titullin në Bundesligë pa pësuar asnjë humbje, e vetmja skuadër në historinë e kampionatit gjerman që e ka bërë këtë.

Ishte një eurogol i Granit Xhakës në minutën e 17, që i dha fitoren ekipit të Çabi Alonsos, duke koleksionuar trofeun e dytë këtë sezon, pas Bundësligës.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e një sezoni magjik për Bajer Leverkusenin, ku në më shumë se 50 ndeshje, regjistroi vetëm një humbje të vetme, duke thyer rekorde të shumta dhe dalë jashtë pritshmërive.

bajer leverkusen kaiserslautern kupa e gjermanisë