TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 17:39

Leverkuseni fiton me përmbysje, Xhaka zbulon lajmin e jetës; Dortmundi triumfon me “poker”, zhgënjen Lajpcigu (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni fiton me përmbysje, Xhaka zbulon lajmin e jetës; Dortmundi

Bajer Leverkusen ka mposhtur thellë ditën e sotme Heidenheimin. Në ‘BayArena’ skuadra e Granit Xhakës ka mundur ekipin e brishtë 5-2.

Pikërisht Xhaka është bërë protagonist si brenda fushe edhe jashtë saj. Shqiptari ka arritur të vulosë rezultatin e sfidës duke shënuar golin e fundit të ‘Aspirinave’. Graniti realizoi në minutën e 82 falë asistit të Tejas.

Festimi i tij la të nënkuptohej se ai pret edhe një foshnje. Xhaka zbulon kështu në një ditë festive edhe lajmin e gëzueshëm të familjes shqiptare. Kujtojmë që mesfushori ka dhe një fëmijë tjetër, por tani familja Xhaka do të shtohet me një anëtar të ri.


Fitore edhe për Borusian e Dortmundit. Verdhezinjtë kanë mundur 4-0 në shtëpi Frajburgun falë golave të Bejer në minutën e 7, Nmeça në minutën e 40, Brandt në minutën e 66 dhe Gitens në minutën e 77.

Zhgënjen Lajpcigu. Skuadra e Red Bull është mundur 4-3 në fushën e Hofenhajmit dhe tani ndodhet 8 pikë larg Bajernit kryesues.

 

bajer leverkusen lajpcig borusia dortmund

Lini një Përgjigje