TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 20:54

Liga e Kampioneve/ Atalanta me “5 yje” në shtëpi, Berat Gjimshiti kalon në turin tjetër, Monako surprizon Aston Vilën

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kampioneve/ Atalanta me “5 yje” në shtëpi, Berat

Atalanta ka siguruar matematikisht sot kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 5-0 Shturm Grac, në një ndeshje që e ka dominuar që nga fillimi i takimit.

Golat e Retegui, Pasaliç, De Ketelare, Lukman dhe Breshanini ishin pasojë e një loje ofensive shumë argëtuese të italianëve, të cilët siguruan tre pikëte që i duheshin për të garantuar vendin në turin tjetër, teksa në javën e fundit do të mësojnë më saktësisht nëse do të jenë mes 8 të parave apo jo.

Ndërkohë, në sfidën tjetër është regjistruar një fitore e papritur deri diku e Monako ndaj Aston Vilës, pasi francezët triumfuan 1-0 dhe i barazuan në kuotën e 13 pikëve, duke bërë thuajse të sigurt kalimin në raundin tjetër.

 

atalanta shturm grac monako aston vila champions league

Lini një Përgjigje