
Pas përfundimit të fazës play-off që kompletuan tablonë kualifikuese për në fazën e 1/16, është hedhur edhe shorti për Ligën e Konferencës, duke përcaktuar përballjet që do të luhen më 9 dhe 16 mars.
Në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, gjigandët italianë të Lacios dhe Fiorentinës, e “kanarinat” spanjolle të Vjarrealit kanë njohur kundërshtarët e tyre.
Fati i goglave duket se u ka buzëqeshur ekipeve favorite në këtë kompeticion pasi në 1/16 do të kenë përballë kundërshtarë relativisht më të lehtë.
Lacio do të ndeshet me AZ Alkmarin, një duel tepër i fortë, ku të dyja skuadrat do të tentojnë të fitojnë dhe të shkojnë deri në finale.
Goglat u dukën të mëshirshme me Uest Hemin, që do të ketë përballë AEK Larnacën, ndërsa Vijareali do të ndeshet me Anderlehtin.
Fiorentina “peshkoi” Sivasporin, ndërsa Bazeli i Taulant Xhakës do të luajë kundër Slovan Bratislavës.