TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 19:31

Liga e Konferencës/ Vllaznia sfidon Vikingur Rejkjavik, shkodranët ndryshojnë stadiumin për ndeshjen e turit të dytë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Vllaznia sfidon Vikingur Rejkjavik, shkodranët

Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë do të presin Vikingur Rejkjavik në “Loro Boriçi”, duke u kthyer kështu në shtëpi.

Shkodranët e luajtën ndeshjen ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”. Klubi u përplas me Bashkinë Shkodër për stadiumin, ndërsa për turin e dytë gjithçka është rregulluar.

Të enjten e 24 korrikut, tifozët e Vllaznisë do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen prej orës 20:30. Kualifikimi do të vuloset një javë më vonë në Islandë.

Vllaznia ia doli të kualifikohet ndaj Daugavpils, pasi fitoi 4-2 në transfertë. Në “Elbasan Arena” ndërkohë kishte humbur 0-1.

Liga e Konferencës/ Vllaznia sfidon Vikingur Rejkjavik, shkodranët

vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje