TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 17:39

“Do të shkatërrosh veten”, në Spanjë të gjithë kundër Jamal: Ata që bëjnë foto me ty nuk janë miqtë e tu, as ti nuk je i tyre

Shkruar nga Pamfleti

“Do të shkatërrosh veten”, në Spanjë të

Festa e datëlindjes së Lamin Jamal vazhdon të jetë një temë e nxehtë, për të cilën të gjithë duan të ndajnë mendimin e tyre. I fundit që e bën këtë është komediani dhe prezantuesi Pedro Ruiz, i cili postoi një video në “Instagram”- in e tij duke kritikuar jetën jashtë fushës së lojtarit të Barcelonës dhe ekipit të kombëtares spanjolle.

Unë nuk e shpika botën, dhe as ti. Më pëlqen shumë mënyra se si luan futboll, por kur largohesh nga fusha, po zgjedh rrugën më të keqe. Injesta, Mesi, Ksavi, Krujf, Butraguenjo, Santilana, Kros, Luis Aragones, nuk kanë bërë asnjë gabim që i afrohet 1% të asaj që ke bërë ti këto ditët e fundit”, fillon Pedro Ruiz.

– “E sheh, Lamin, shënimi i golave nuk të bën të paprekshëm. Përgatitja e një imazhi modern nuk të bën më të zgjuar. Mosshtrëngimi i dorës me Kristiano Ronaldon nuk të bën më të vlefshëm apo më të guximshëm. Ata që bëjnë foto me ty në festën tënde të datëlindjes nuk janë miqtë e tu, dhe as ti nuk je i tyre, është gjithçka shou. Po ta them këtë nga përvoja ime”, shtoi prezantuesi.

“Jashtë loje” Për komedianin, shfaqja e fundit e lojtarit të Barcelonës mund të shkatërrojë një të ardhme kaq premtuese në fushë.

Do të ishte për të ardhur keq nëse një karrierë si e jotja do të ndërpritej. Por me vendimet e tua të fundit, do të ishte e pamundur që unë t’ia jepja një nga fanelat e tua një nipi.

Kur mbarojnë ndeshjet, fillo të qendrosh shumë shpesh jashtë fushave. E them këtë me vlerësim. Mund të bësh gabime, por jo kaq shpejt dhe kaq shumë. Të uroj fat, por pa gjykim, nuk ka fat. Sa më shumë që mburresh, aq më pak të pëlqen. Paç fat dhe mendje të kthjellët”, shtoi Pedro Ruiz, i cili u bën thirrje miqve më të ngushtë të lojtarit, siç është nëna e tij, që të përpiqen ta ndreqin situatën.

 

lamin jamal sulmuesi spanjoll pedro ruiz komediani

Lini një Përgjigje