TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 16:55

Uzuni i përgjigjet kritikave me gol dhe asist, sulmuesi kuqezi zgjidhet sërish në formacionin e javës

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni i përgjigjet kritikave me gol dhe asist, sulmuesi kuqezi zgjidhet

Myrto Uzuni i është përgjigjur më së miri kritikave në mesjavë, duke shënuar gol e dhënë asist në fitoren përballë LA Galaksi. Për sulmuesin shqiptar, kjo paraqitje erdhi pas një periudhe ku ai kishte qenë në epiqendër të kritikave, pasi tifozët prisnin prej tij që të ishte më vendimtar para portës.

Përgjigja ka ardhur me paraqitjen e fundit, që është vlerësuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga ekspertët e MLS-së. Këta të fundit kanë përzgjedhur Uzunin për herë të dytë në këtë sezon, në formacionin e javës të MLS-së.

Sulmuesi shqiptar gjendet përkrah emrave të njohur të futbollit botëror si Forsberg apo Çupo-Moting në këtë rreshtim ideal për ndeshjet e zhvilluara gjatë mesjavës në MLS.

Uzuni i përgjigjet kritikave me gol dhe asist, sulmuesi kuqezi zgjidhet

myrto uzuni sulmuesi shqiptar mls

Lini një Përgjigje