Sport27 Prill 2023, 17:07

Lionel Mesi ka pranuar, shoku i kampionit të Botës zbulon gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Lionel Mesi ka pranuar, shoku i kampionit të Botës zbulon

Ish-futbollisti argjentinas, Maksi Rodriguez, ka konfirmuar se ylli Lionel Mesi, kapiteni i skuadrës së “Albiceleste”, do të jetë një nga të ftuarit në ndeshjen që do të organizohet për nder të tij, më 24 qershor, në vendlindjen e të dyve, Rosario.

Gjatë një konference për shtyp, Rodriguez deklaroi se “Pleshti” do të jetë padyshim një nga të ftuarit dhe prania e tij do të përkojë me ditëlindjen e 36 të kampionit të botës.

“Ai do të jetë pjesë e ndeshjes, por lista e të ftuarve do të finalizohet me afrimin e ngjarjes”, tha argjentinasi.

Lionel Mesi ka pranuar, shoku i kampionit të Botës zbulon

Rodriguez, i cili u shoqërua në takimin me shtypin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Klaudio Tapia dhe presidenti i klubit Rosario, Injacio Astore, treguan se "ata do të jenë miq, kolegë gjatë gjithë karrierës së tyre, si dhe aktorë dhe lojtarë”, në eventin që do të zhvillohet në Estadio “Marcelo Bielsa” në Rosario.

Rodriguez, i cili luajti për Argjentinën për nëntë vjet (2005-2014) u tërhoq nga futbolli profesionist në dhjetor të vitit 2021. Ai luajti në karrierën e tij për Espanjol (2002-2005), Atletiko Madrid (2005-2010), Liverpul (2010-2012) dhe Penarol (2017-2019).

lionel mesi ylli argjentinas maksi rodriguez