Sport27 Prill 2023, 16:45

Piloti i Formula 1 dhe këngëtarja amerikane në një lidhje? Nisin thashethemet në mediat spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Piloti i Formula 1 dhe këngëtarja amerikane në një lidhje?

Fernando Alonso dhe Tejlor Suift flitet se janë në një lidhje të re. Disa media spanjolle nisën thashethemet. Duket se të dy kanë nisur lidhjen prej disa javësh edhe pse për momentin nuk ka asnjë foto apo video të tyre bashkë për të vërtetuar marrëdhënien.

Sidoqoftë, piloti i Formula 1 postoi një video gazmore në TikTok në të cilën duket se i referohet yllit të popit: në video ai shikon telefonin dhe më pas i shkel syrin kamerës, shoqëruar me shënimet e një versioni të përshpejtuar të Tejlorit, “Karma” e shpejtë.

Si Fernando Alonso, ashtu edhe Tejlor Suift së fundmi janë rikthyer single: këngëtarja 33-vjeçare amerikane mbylli historinë e saj me aktorin Xhoi Aluin, me të cilin ishin çift prej 6-vitesh; Ndërsa piloti spanjoll 41-vjeçar njoftoi së fundmi në rrjetet sociale përfundimin e lidhjes së tij, e cila zgjati një vit, me gazetaren austriake Andrea Shlager.

fernando alonso piloti i f1 tejlor suift këngëtarja amerikane