TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2025, 20:05

Liverpool fiton supersfidën me një perlë të Szoboszlai-t, Arsenal mposhtet në “Anfield”

Shkruar nga Pamfleti

Liverpool fiton supersfidën me një perlë të Szoboszlai-t,

Liverpool vazhdon ecurinë perfekte në fillim të sezonit të Premier League, duke mposhtur minimalisht Arsenalin 1-0 në supersfidën e javës së tretë. Të kuqtë e Arne Slot u falën një supergoli të shënuar nga Dominik Szoboszlai në minutën e 83-të, që vulosi suksesin e tretë radhazi për skuadrën nga “Anfield”.

Takimi ishte i luftuar dhe spektakolar, me raste të shumta nga të dyja ekipet që kanë rivalizuar ngushtë për titullin në sezonet e fundit. Megjithatë, ishte Liverpool që shfrytëzoi momentin vendimtar për të marrë tri pikët e plota.

Me këtë fitore, të kuqtë shkëputen në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota, duke treguar se synojnë seriozisht fronin e Premier League këtë sezon. Nga ana tjetër, Arsenal regjistron humbjen e parë të sezonit dhe zbret në vendin e tretë me 6 pikë.

Lini një Përgjigje