TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2025, 19:19

Vora trondit Tiranën, debutuesit marrin fitoren e parë në Superligë

Shkruar nga Pamfleti

Vora trondit Tiranën, debutuesit marrin fitoren e parë në

Vora, ekipi që vetëm këtë sezon ka hyrë në elitë, ka turpëruar Tiranën me rezultatin 3-1, në një sfidë që do të mbahet mend gjatë. Për një klub debutues, të rrëzosh në fushë më të titulluarin e futbollit shqiptar është më shumë sesa një fitore.

Në stadiumin e Laçit, që përkohësisht po pret ndeshjet e vorakëve për shkak të punimeve në shtëpinë e tyre, skuadra e drejtuar me ambicie tregoi karakter dhe lojë të pjekur. Bernard Karrica u shndërrua në makthin e bardhebluve, duke shënuar fillimisht nga pika e bardhë në minutën e 36-të dhe më pas duke dyfishuar rezultatin në nisje të pjesës së dytë. Kur Henri Zuna gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të, fitorja ishte e siguruar dhe festa e nisur.

Tirana reagoi vetëm në fund, me Paradinho Toretën që shënoi golin e nderit pesë minuta para përfundimit. Por ishte shumë vonë; vorakët kishin mbyllur llogaritë dhe shkruan një nga faqet më të bukura të historisë së tyre. Pas dy javësh, Vora ka një humbje dhe një fitore, ndërsa Tirana regjistron barazim dhe humbje, duke lënë shije të hidhur në startin e sezonit.

 

Lini një Përgjigje