Sport 9 Prill 2023, 19:34

Liverpool ndal Arsenalin, mbyllet në barazim supersfida e “Premier League”

Shkruar nga Pamfleti

Liverpool ndal Arsenalin, mbyllet në barazim supersfida e “Premier

Liverpool ka arritur të ndalë Arsenalin në një super ndeshje. Përballja në “Anfield” u mbyll në barazim 2-2.

Në pjesën e parë u duk se kjo ndeshje do të ishte e lehtë për Arsenalin, të cilët shënuan dy herë me golat e Martinellit dhe Gabriel Jesus. Por të kuqtë nuk u dorëzuan dhe Salah ishte ai që ngushtoi diferencën.

Ky i fundit pati dhe shansin për të barazuar sfidën, por humbi penalltinë. Por lojtarët nuk u dorëzuan dhe 3 minuta para mbylljes së ndeshjes Firminio gjen golin e barazimit.

Në këtë ndeshje ishte protagonist edhe Granit Xhaka. Mesfushori u nxeh me Trent-Alexander Arnold dhe pati përplasje mes tyre. Të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

liverpool arsenal