TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 22:40

Binjaku që Silvinjo nuk e ka ftuar ende vazhdon të shënojë, realizon golin e pestë sezonal dhe parakalon të vëllain (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Binjaku që Silvinjo nuk e ka ftuar ende vazhdon të shënojë,

Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, pasi nuk ka pasur ende mundësinë të veshë fanelën kuqezi, ndryshe nga vëllai i tij binjak, Kristian. Por ndërkohë, sulmuesi vazhdon të shënojë në mënyrë të rregullt në Serinë B me fanelën e Empolit.

Sulmuesi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59 të takimit.

Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B. Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe Silvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.

 

stiven shpendi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje