Sport30 Nëntor 2023, 23:10

Liverpuli dominon dhe kualifikohet, Roma ngec, Muçi “rrëmben skenën”, surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga Danimarka

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli dominon dhe kualifikohet, Roma ngec, Muçi “rrëmben

Liga e Europës luajti sonte në mbrëmje ndeshjet e raundit së pestë të grupeve. Në grupin E, Liverpuli nuk e diskuton për asnjë çast fitoren ndaj LASK Linz, duke triumfuar pastër 4-0. Diaz dhe Gakpo vendosën ndeshjen në shinat e duhura që 15 minutat e para, ndërsa Salah thelloi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Në fund pati kohë edhe për golin e Gakpo. “The Reds” kryesojnë me 12 pikë, 4 më shumë se Tuluza, vetëm 1 javë para fundit.

Barazim 1-1 i Romës së Murinjos ndaj Servetes, në “Stade de Genève”. U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për italianët pas golit të Lukakut në minutën e 20, por Bedia nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, teksa barazoi shifrat në minutën e 50. Me kualifikimin në xhep të të dyja skuadrave, Roma dhe Slavia e Pragës do diskutojnë në distancë në ndeshjet e fundit, se kush do marrë vendin e parë në grup.

Në Ligën e Konferencën, Ernest Muçi ishte protagonist me gol në ndeshjen e Legias së Varshavës në Angli ndaj Aston Vilës.

Padyshim që surpriza më e madhe e mbrëmjes së sotme, ishte disfata 6-1 e gjigantëve të Fenerbahçes ndaj Nordjeland. 

Në sfidat e tjera, Fiorentina triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Genk, teksa PAOK-u mposhti 1-2 gjermanët e Ajntrakt Frankurt. Fitore të rëndësishme në transfertë arritën edhe Ferencvarosh dhe Ludogorets. 

 

 

liverpuli roma legia e varshavës