Sport30 Nëntor 2023, 22:24

Tifozët gjejnë mënyrën origjinale për protagonizëm, arbitri shqiptar ndërpret sfidën e Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët gjejnë mënyrën origjinale për

HJK dhe Aberdin barazuan 2-2 në raundin e pestë të grupit G në Ligën e Konferencës.

Në Helsinki të Finlandës ndeshja përfundoi me të paktën 15 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët vendas gjetën një mënyrë origjinale për protagonizëm.

Në minutën e 77 ata hidhnin topa bore në fushë, me situatën e përsëritur që detyroi kryesorin Genc Nuza nga Kosova që të ndërpriste disa minuta sfidën.

Më pas gjithçka vijoi dhe sfida përfundoi 2-2. Aberdin dhe Helsinki i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit, pasi mbajnë dy vendet e fundit të renditjes me diferencë nga PAOK-u dhe Frankfurtit.

hjk aberdin liga e konferencës