TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 20:48

Mali i Zi nis kualifikueset e “EURO 2024” me fitore, një shqiptar 90 minuta në stol për kombëtaren malazeze

Shkruar nga Pamfleti

Mali i Zi nis kualifikueset e “EURO 2024” me fitore, një

Mali i Zi i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Europanit, teksa ditën e sotme mposhti Bullgarinë në transfertë me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për grupin G.

Goli i Krstoviç, në minutën e 70 i dhuroi 3 pikë të arta përfaqësueses së trajnerit Kljajeviç, që duket se këtë edicion të kualifikueseve të Europianit, do të rivalizojë fuqishëm me Hungarinë dhe Serbinë për 2 bileta në Gjermani.

Malazezët ishin dominues thuajse në të gjithë duelin, duke vendosur diktatin në fushën bullgare. Vlen të theksohet fakti se në stol në këtë duel ishte dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Driton Camaj, i cili nuk mori minuta. 26-vjeçari është pjesë e Kisvardës në Hungari.

Në sfidën e radhës, Mali i Zi do të presë Serbinë në shtëpi. Në rast të një tjetër rezultati pozitiv, atëherë shanset e përfaqësueses malazeze për në Europian do të rriteshin ndjeshëm.

mali i zi bullgaria kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje