Sport24 Mars 2023, 20:05

Dy ndihmësit e Silvinjos nisen me mision “spiunimi” në Pragë, trajneri i kuqezinjve pret informacione nga ndeshja Çeki-Poloni

Shkruar nga Pamfleti
Dy ndihmësit e Silvinjos nisen me mision “spiunimi” në

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar përgatitjet për nisjen e eliminatoreve të “EURO 2024” të hënën ndaj Polonisë, dhe pjesë e tyre është edhe analiza e asaj që pritet nga kundërshtarët e kuqezinjve.

Në këtë mes, në ndihmë atyre u ka ardhur fakti se ndërsa Shqipëria luan vetëm një ndeshje në mars, Polonia e nis që sot rrugëtimin e saj me një takim të vështirë në Pragë ndaj Republikës Çeke. Pikërisht kjo ndeshje ka qenë arsyeja pse në stërvitjet e sotme të kuqezinjve kanë munguar dy nga asistentët e Silvinjos.

Pablo Zabaleta dhe video analisti Alariko Rosi, kanë udhëtuar drejt Pragës dhe do të jenë sot në stadium në ndeshjen mes dy përfaqësuesve, për të parë nga afër jo vetëm Poloninë, por edhe Republikën Çeke, e cila është një nga rivalët direkt të Kombëtares për kualifikimin në Europian. Të dy do të vijnë me shënimet përkatëse për Silvinjon, i cili kërkon që të jetë sa më i përgatitur për debutimin e  tij në stolin kuqezi.

Polonia do të jetë në fokusin e delegacionit kuqezi, pasi është kundërshtari i radhës tri ditë më vonë, ndërsa me Republikën Çeke do të përballemi më 7 shtator, në Pragë.

kombëtarja shqiptare silvinjo trajneri i kuqezinjve