TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 19:19

“Nga dhimbja në lavdinë evropiane, historia ime Dardane”, Kosova emocionon me videon për kualifikueset e 'EURO 2024'

Shkruar nga Pamfleti

“Nga dhimbja në lavdinë evropiane, historia ime Dardane”,

Kosova përvesh mangët për të nisur kualifikueset e “EURO 2024”, ku shpresojnë dhe dëshirojnë që të arrijnë në kampionatin europian të vitit të ardhshëm, që zhvillohet në Gjermani. Por përpara transfertës izraelite, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00, “Dardanët” kanë publikuar një video në rrjetet sociale.

Një video emocionuese që të “rrëqeth mishin” me sloganin “Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane” kërkohet që të arrihet edhe suksesi historik.

Dhurata për secilin futbollist të grumbulluar për dy sfidat e këtij muaji, duke kthyer dhe kujtuar kështu historinë dhe të kaluarën, por edhe duke u motivuar për të ardhmen.

“Nga “Fadil Vokrri” deri në “Allianz Arena”, le të jehojë besa-besë e le të valviten flamujt bashkë, sepse jemi Kosova, jemi “Dardanët” dhe kjo është historia jonë”, është një nga fjalitë që  thuhet në video.

kosova kualifikueset e

Lini një Përgjigje