TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 18:18

Premier Liga starton me supersfidën Junajtid-Arsenal, domethënia e veçantë e javës së fundit që i sjell fat Çelsit

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga starton me supersfidën Junajtid-Arsenal, domethënia e

Këtë të mërkurë është publikuar kalendari i plotë për kampionatin anglez, me sezonin e ri që do të nisë më 15 gusht 2025 dhe përfundon më 24 maj 2026

Në total janë 380 përballje, ndërsa janë shtuar dhe 3 ekipet të cilat siguruan ngjitjen Bërnli, Lids Junajtid dhe Lids Junajtid.

Java e parë nis me një supersfidë, që natyrisht nuk mund të mungonte një e tillë që në nisje, ku Mançester Junajtid do të pres në shtëpi Arsenalin e Mikel Artetës.

Kampionët në fuqi, Liverpuli do të zbresë në fushë që në ditën e parë, ku më 15 gusht në orën 20:00 luan ndaj Bërnmuthit në “Anfield Road”.

Java 1

Premier Liga starton me supersfidën Junajtid-Arsenal, domethënia e

Java e dytë, ajo e tretë apo dhe të tjera rezervojnë duele mjaft të forta në kampionatin anglez si Mançester Siti-Totenhem apo Liverpul-Arsenal.

Derbi i zjarrtë i Mançesterit gjen vend në javën e katërt më 13 shtator në “Ethihad Stadium”, që do të jetë dhe ballafaqimi i parë mes dy emrave të mëdhenj të të njëjtit qytet.

Derbi i Liverpulit vjen një javë më pas, aty ku Arne Slot dhe të tijtë presin Evertonin, këtë herë pa Armando Brojën.

Java e fundit, ajo e 38 nuk premton asgjë të veçantë, por ka një domethënie të veçantë, pasi kur Çelsi luan ndaj Sandërlendit në mbyllje, është shpallur kampione.

premier liga arsenal mançester junajtid

Lini një Përgjigje