Sport17 Maj 2023, 21:02

“Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”, merr fund marrëdhënia mes Kristiano Ronaldos dhe Xheorxhina Rodrigez?

Shkruar nga Pamfleti

“Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”, merr fund

Kristiano Ronaldo nuk po përjeton formë të mirë në fushën e blertë me Al-Nasri. Largimi mes polemikave nga Mançester Junajtid u duk se do të ishte kurba e reagimit nga luzitani pas tensioneve të vazhdueshme me teknikun Ten Hag.

Për të mos t’i mjaftuar tabloja e mësipërme, portugezi e ka trazuar me tepër rrjetin social me mesazhin e fundit. Konkretisht në “Instagram”, në historinë e tij, ka shkurar: “Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”. Fraza në fjalë është interpretuar nga mediat botërore në lidhje me jetën private. Marrëdhënia e tensionuar më partneren Xhorxhina Rodrigez ka shoqëruar njoftimet e javëve pararendëse rreth gjendjes së 38-vjeçarit.

Nga krahu tjetër, Xhorxhina nuk ka reaguar pas këtij veprimi të ish-futbollistit të “djajve”, duke i shtuar më tepër aludimet se fraza e mësipërme përkon me përçarjen e çiftit. Mamaja e portugezit, jo para shumë ditësh në prononcim publik, u shpreh se djali i saj dhe partnerja spanjolle gëzojnë lidhje të shëndoshë dhe fjalët nëpër mediat janë thjesht thashetheme. Evoluimi i këtyre skenave të koduara do të japë panoramë më të qartë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez xheorxhina rodrigez