TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 21:13

Mesfushori shqiptar del lojtar i lirë, e kërkoi Tirana dhe 7 vite më parë i shënoi Ukrainës me kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar del lojtar i lirë, e kërkoi Tirana dhe 7 vite

Emanuele Ndoj është lojtar i lirë në këtë merkato dhe është në kërkim të skuadrës së re. 28-vjeçari luajti për herë të fundit me Latinën në Serinë C italiane.

E gjithë karriera e Ndojit është zhvilluar vetëm në Itali. Disa vite më parë kapi formën më të mirë duke u ftuar nga Kombëtarja.

Madje me fanelën kuqezi, Ndoji i shënonte Ukrainës në miqësoren e vitit 2018. Në vitet e fundit është përfolur interes nga Tirana, por dhe pse pranë firmës ajo ka munguar.

Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Breshia. Atje numëroi 143 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe asistuar 11 tjetër. Tashmë mbetet për t’u parë ku do jetë firma e radhës.

emanuele ndoj mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje