TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 19:01

Nga Xhonatan Devid te Kristian Eriksen, kush janë “yjet falas” më të kërkuar në Europë me parametër zero

Shkruar nga Pamfleti

Nga Xhonatan Devid te Kristian Eriksen, kush janë “yjet falas”

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat të mirë të lirë aktualisht, pra lojtarë me parametër zero:

Nikolas Taljafiko – Mbrojtësi argjentinas është larguar nga Lioni dhe ka oferta nga Seria A. Dëshira e tij është të luajë në Premier Ligë, ku edhe aty ofertat nuk mungojnë.

Xhonatan Devid – E kërkon gjysma e Europës. Sulmuesi kanadez është i lirë pas largimit nga Lilë. Kërkohet nga Bajerni, Totenhemi, Arsenali, Njukasëlli, Juventusi dhe Aston Vila.

Tomas Parti – Mesfushori ganez është i larguar nga Arsenali, ku kontrata i ka mbaruar. Ka zhvilluar bisedime me Barcelonën, por po tundohet nga ideja për të luajtur në Arabinë Saudite.

Kristian Eriksen – Mesfushori danez nuk ka më vend te Mançester Junajtid. Ka disa oferta nga La Liga, kampionati i tij i preferuar, por pëlqehet edhe në Serinë A.

xhonatan devid kristian eriksen

Lini një Përgjigje