TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2025, 14:53

Autogoli i Frese në minutën e 94-të i jep Interit fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Autogoli i Frese në minutën e 94-të i jep Interit fitoren

Inter fitoi në tranfertë ndaj Veronës me një gol të realizuar në minutën e 94 të takimit.

Zikaltrit e Cristian Chivu-t patën vështirësi, por nuk humbën asnjë shans në Verona, duke fituar ngushtë ndeshjen kundër Hellas Verona-s dhe duke iu afruar vetëm një pike liderit të ligës, Napolit, përpara ndeshjes së mbrëmjes Milan-Roma. Autogoli i Frese-s në kohën shtesë të pjesës së dytë vendosi ndeshjen.

U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për mysafirët, sidomos pas golit të shënuar pas 15 minutash lojë, por nuk rezultoi kështu.

Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Zielinski gjuajti bukur me të djajthtën, duke dërguar topin në rrjetë.

Vendasit nga Verona u përpoqën që të futeshin në lojë, u shfaqën mjaft të rrezikshëm me kundërsulme dhe ia dolën që të vendosin ekuilibrat.

Ishte Xhovane që ndëshkoi zikaltërit, duke bërë që skuadrat të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte e një ritmi të lartë dhe me intensitet. Interi gjeti rrugën e rrjetës vetëm në kohën shtesë, atëherë kur pas një krosimi të Barellës, Freze shkakton autogol.

Ekipi i Kristian Kivu renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, 1 pikë larg kreut të klasifikimit.

Në krahun tjetër, Verona është në vendin e 15-të me 5 pikë.

 

Lini një Përgjigje