TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 22:05

Mitaj protagonist me Al Itihad, mbrojtësi kuqezi futet si zëvendësues dhe jep asist; skuadra kalon turin në Kupën e Mbretit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mitaj protagonist me Al Itihad, mbrojtësi kuqezi futet si

Mario Mitaj ka qenë përsëri protagonist sot me fanelën e Al Itihad në futbollin saudit dhe jo vetëm me lojën në mbrojtje në radhët e ekipit të tij.

Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Al Shabab, Mitaj e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar nga trajneri Serxho Konseisao vetëm në minutën e 65 të sfidës. Në minutën e 87, ai la gjurmën e tij në këtë takim me një dalje përpara në sulm duke dhuruar një asist.

Mbrojtësi i majtë harkoi në mënyrë perfekte për Benzema në qendër, ndërsa francezi ndaloi topin dhe e çoi i qetë ne rrjetë, për të vulosur tregolëshin personal dhe suksesin 4-1 të ekipit që kaloi kësisoj mes 8 skuadrave më të mira të turneut.


Mitaj numëron këtë sezon një gol në kampionat, ndërsa në Kupë, ky ishte asisti numër 2.

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itihad

Lini një Përgjigje