Sport 1 Mars 2024, 22:59

Milani rikthehet te fitorja, merr 3 pikë të vuajtura përballë Lazios me 8 lojtarë!

Shkruar nga Pamfleti

Milani rikthehet te fitorja, merr 3 pikë të vuajtura

Milani rrëmbeu një fitore në limite përballë Lazios, që e mbylli ndeshjen me tetë lojtarë në fushë. Fitorja e sotme i dha fund një seri prej tre ndeshjesh pa fitore për kuqezinjtë.

Pjesa e parë e lojë nuk pati shumë histori, me Lazion që vuri shumë në vështirësi skuadrën mike, por asnjëra nga palët nuk pati aftësinë për të zhbllokuar sfidën.

Pjesa e dytë nisi me tjetër dinamikë dhe tepër nervozizëm dhe gabime në ndërhyrje gjë që i kushtuan Lazios 3 lojtarë.

Në minutën e 57-të Pelegrini mori të dytën të verdhë dhe u nxor jashtë me të kuqe. Në minutën e 88-të do të vinte goli i vetëm i ndeshjes, i shënuar nga Okafor që vulosi shifrat 0-1 në favor të Milanit.

Më pas në minutën e 95-të Marusic u ndëshkua me të kuqe duke lënë Lazion me 9 lojtarë, më pas 1 minutë më vonë do të ndëshkohej dhe Guenduzi duke lënë Lazion me 8 lojtarë në fushë në minutat e fundit.

Me këtë fitore Milani ndodhet në vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa Lazio në vendin e tetë me 40 pikë.