Sport 1 Mars 2024, 22:55

Bayerin “ngec” përballë Freiburgut dhe i “asiston” titullin kampion Leverkusenit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bayerin “ngec” përballë Freiburgut dhe i

Telashet për Bayernin e Mynihut duket se nuk kanë fund. Kampionët e Gjermanisë kanë marrë goditjen e radhës në kampionat dhe duken të dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesligës.

Kampionët e 11 sezoneve të fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freiburgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”) nëse fitojnë në fushën e Kolnit.

Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë. Një barazim që nuk i bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore.

Me këtë barazim Bayern ndodhet në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Freiburgu ndodhet në vendin e nëntë me 30 pikë.