
Mirlind Daku vetëm pak ditë më parë arriti të pajisej me pasaportë shqiptare dhe kjo do të thotë se tashmë do të jetë një alternativë për Silvinjon.
Ish-sulmuesi i Kukësit e mbylli sezonin te skuadra e Mura në Slloveni, ku bëri paraqitje fantastike. Tashmë sulmuesi shqiptar është rikthyer tek Osijeku, pasi këta të fundit zotërojnë kartonin e tij. Kontrata aktuale e 25-vjeçarit me skuadrën kroate i përfundon në qershor të vitit 2024.
Daku në 37 ndeshje në të gjitha garat me Mura arriti të shënonte 22 gola dhe dhuroi 2 asiste. Paraqitje këto që kanë tërhequr vëmendjen e gjigandëve rumunë. Rapidi i Bukureshtit ka shfaqur interesim për sulmuesin.
Në fakt mediat rumune theksojnë se drejtuesit i kanë bërë ofertë zyrtare 25-vjeçarit dhe në ditët në vijim pritet të arrihet edhe marrëveshja mes palëve. Ofeta e Rapidit kap shifrën e 800 mijë eurove, teksa Osijeku për të lënë të lirë sulmuesin kërkon 1 milionë euro.
Lini një Përgjigje