TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2023, 18:53

Nis shitja e biletave për ndeshjen Çeki-Shqipëri, 30 mijë lekë të vjetër për të parë Kombëtaren kuqezi në Pragë

Shkruar nga Pamfleti

Nis shitja e biletave për ndeshjen Çeki-Shqipëri, 30 mijë

Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Kuqezinjtë tanë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Çekisë, ku do të përballen në Pragë me kombëtaren çeke.

Në një njoftim të bërë në kanalet zyrtare të komunikimit, Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se kanë dalë në shitje biletat për këtë takim. Ato mund të gjenden në websiten zyrtar të FSHF-së dhe kushtojnë 30 mijë lekë të vjetër.

Për këdo që është i interesuar për të ndjekur në Çeki nga afër përfaqësuesen tonë mund të bëjë të vetën biletën për çmimin e mësipërm. Ndeshja Çeki-Shqipëri është programuar të luhet në datën 7 shtator, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.

Kujtojmë që kuqezinjtë gjenden në vendin e dytë me 6 pikë në Grupin E, 1 më pak se Çekia kryesuese. Shanset për një kualifikim të mundshëm në Gjermani janë të mëdha. Ndaj kushdo që ka dëshirë duhet të nxitojë për të blerë biletën për në Pragë.

shqipëria çekia eliminatoret e "euro 2024" fshf

Lini një Përgjigje