TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 22:53

Natë e zezë për Interin, Bodo/Glimt e eliminon me turp nga Champions; Leverkusen dhe Njukasëlli presin biletën në 1/16

Shkruar nga Pamfleti

Natë e zezë për Interin, Bodo/Glimt e eliminon me turp nga

Përfundojnë ndeshjet e “play off”-it në Champions League. 

Pas Atletkos së Madridit, edhe tri skuadra të tjera kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/16-ve të Champions League: Bodo/Glimt, Bajer Leverkusen dhe Njukasëll.

Skuadra norvegjeze po konsiderohet si një nga befasitë më të këndshme të këtij edicioni. Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Bodo/Glimt triumfoi edhe në “San Siro” me rezultatin 1-2, duke vulosur kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Sfida u zhbllokua në minutën e 58-të, pas një gabimi të Manuel Akanzhit. Jens Peter Haug përfitoi nga situata, teksa tentativa e parë e Blomberg u ndal nga portieri Jan Somer, por jo edhe e dyta, që përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 72-të, Hakon Evjen dyfishoi epërsinë për miqtë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Haug. Katër minuta më vonë, Alesandro Bastoni ngushtoi shifrat në 1-2 pas një goditjeje nga këndi, por pa mundur të ndryshonte fatin e kualifikimit.

Njukasëlli konfirmoi epërsinë e thellë të ndeshjes së parë (1-6 në Baku) duke fituar 3-2 në takimin e kthimit të zhvilluar në “St. James’ Park”, me një rezultat të përgjithshëm 9-3 ndaj Qarabag.

Sandro Tonali hapi serinë e golave që në minutën e 5-të, pas një aksioni të ndërtuar nga vetë ai. “Qymyrxhinjtë” e mbyllën pjesën e parë me epërsinë 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me ritëm të lartë dhe prodhoi tre gola të shpejtë. Kamilo Duran shënoi për Karabagun në minutën e 50-të, ndërsa dy minuta më vonë Sven Botman riktheu diferencën prej dy golash me një goditje me kokë pas asistit të Kieran Tripier nga këndi.

Në minutën e 57-të, Karabagu fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Dan Bërn brenda zonës. Jankoviç gaboi nga pika e bardhë, me portierin Ramsdejl që priti goditjen, por Cafarkulijev reagoi më shpejt dhe shënoi në tentativën e dytë për 3-2. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në fatin e kualifikimit.

Në përballjen tjetër, Bajer Leverkusen barazoi pa gola në shtëpi ndaj Olimpiakosit, por kaloi më tej falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Pire një javë më parë.

Gjermanët administruan rezultatin dhe siguruan një vend në raundin tjetër pa pësuar gol në sfidën e kthimit.

inter leverkusen njukasëll bodo glimt champions league

Lini një Përgjigje