TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 22:08

Armando Broja lë pas dëmtimin dhe dhuron “shou” te Bërnli, sulmuesi shqiptar ‘çliron’ trajnerin Silvinjo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja lë pas dëmtimin dhe dhuron “shou” te

Klubi i Bërnlit ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku katër prej lojtarëve të skuadrës – Armando Broja, Jackob Bruun Larsen, Vaclav Hladky dhe Loum Tchaouna, marrin pjesë në një sfidë argëtuese.

Qëllimi i lojës ishte i qartë: secili prej futbollistëve duhej të realizonte sa më shumë xhonglime me topin e futbollit amerikan. Në përfundim të sfidës, fitues u shpall Jackob Bruun Larsen, i cili arriti të kryejë 28 xhonglime.

Megjithatë, vëmendja kryesore për publikun shqiptar dhe stafin teknik të Kombëtares është rikthimi i Armando Brojës në aktivitet. Sulmuesi 25-vjeçar ka kaluar një periudhë me probleme fizike, ndërsa pjesëmarrja e tij në këtë video sugjeron se gjendja e tij është përmirësuar.

Në pamjet e publikuara nga Bërnli, Broja shfaqet në formë të mirë dhe i lëvizshëm, pa shenja të dukshme shqetësimi fizik. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar mbi kohëzgjatjen e rikuperimit të tij.

Pak ditë më parë, trajneri i Bërnlit, Skot Parker, deklaroi se lojtari shqiptar do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, pa specifikuar një afat të saktë rikthimi.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë më 26 mars në Varshavë, në një ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit. Gjendja fizike e Brojës mbetet një element me interes për stafin kuqezi, në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burnley Football Club (@burnleyofficial)

bërnli armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje