TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 22:50

Natë magjike në “Fadil Vokrri”, Ballkani i jep leksione Ludogoretsit, kampionët e Kosovës me një këmbë në turin tjetër të Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Natë magjike në “Fadil Vokrri”, Ballkani i jep leksione

Përfundon ndeshja e turit të parë kualifikues në Champions League, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Ludogoretsin, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin e dytë.

Skuadra kosovare zhbllokoi sfidën në “Fadil Vokrri” në minutën e 45+1. Pas shumë përpjekjesh, Korenica gjeti golin e avantazhit, duke shkundur rrjetën e Padt.

Në minutën e 55, Ballkani realizoi edhe golin e sigurisë. Korenica i dha asistin Zybës, ky i fundit nuk u ndal dhe shënon golin e dytë për ekipin.

Takimi i kthimit do të luhet më 19 korrik në "Huvepharma Arena" (Razgrad), në Bullgari.

Ky është viti i dytë radhazi i ekipit të Ilir Dajës që merr pjesë në Ligën e Kampioneve. 

ballkani ludogorets champions league

Lini një Përgjigje