TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 17:34

Në ndjekje të Herri Kejn, por kërkohet edhe nga Barça, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në ndjekje të Herri Kejn, por kërkohet edhe nga Barça,

Fisnik Asllani ka shënuar golin e pestë në sezonin e tij të parë në Bundesligë, me fanelën e Hofenhajmit. Sulmuesi dardan me formën dhe nivelin e treguar deri tani konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni të ri.

Hofenhajmi fitoi 3-0 ndaj Heidenhajmit për javën e tetë në Bundesligë, serinë e golave e hapi pikërisht Fisnik Asllani në minutën e 18. Pas një topi të marrë nga Andrej Kramariç, Asllani dërgoi me një goditje klasi topin në portën e mbrojtur nga një tjetër shqiptar i Bundesligës, si Diant Ramaj.

Ky është goli i pestë i Asllanit në këtë sezon në Bundesligë, ku duhet theksuar se i vetmi lojtar që ka bërë më mirë se ai është kryegolashënuesi i kampionatit, Herri Kejn.

Hofenhajmi fitoi me shifrat 3-1, duke u renditur në vendin e 7 me 13 pikë. Përveç Asllanit, titullar ishin edhe dy yjet e tjerë të Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.

fisnik asllani hofenhajm

Lini një Përgjigje