TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 18:27

“Në pjesën e dytë humbëm besimin”, lojtari i Letonisë: Shqipëria nuk pati asnjë shans 100% të pastër, meritonim më shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Në pjesën e dytë humbëm besimin”, lojtari i

Mesfushori i Letonisë, Renars Varslavans, analizoi barazimin 1-1 me Shqipërinë.

Kam një sërë ndjesish për rezultatin. Pas pjesës së parë që kemi bërë, meritonim diçka më shumë aty. Në pjesën e dytë u kthyem shumë mbrapa në mbrojtje, po mendonim të mbronim rezultatin.

Ndoshta nga lodhja ose ndoshta nga mungesa e besimit. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, folëm sesi mund ta fitonim ndeshjen dhe meritonim diçka më shumë. Pas pjesës së dytë, po, ishte rezultat i drejtë.

Shqipëria po kontrollonte topin, por nuk kishte asnjë shans 100% të pastër, prandaj ishte rezultat i drejtë”, tha mesfushori letonez.

renars varslavans mesfushori i letonisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje