Sport 2 Qershor 2023, 19:17

Nga prangat te Tejlor dhe i kuqi i parë italian, betajat “Speciale” të Zhoze Murinjos me arbitrat

Shkruar nga Pamfleti

Nga prangat te Tejlor dhe i kuqi i parë italian, betajat

“Special”, siç është epiteti i tij, është edhe raporti që Zhoze Murinjo ka me arbitrat. Gjithmonë duke i sulmuar, më poshtë janë disa nga përplasjet më të famshme të trajnerit aktual të Romës.

“Kifi, më i keqi” – “Luajtëm kundër arbitrit më të keq që kam parë në karrierën time. Dhe kam parë shumë të tillë”, deklaronte në përfundim të ndeshjes ndaj Monzës Murinjo, duke vazhduar: “Sa herë që arbitron Kifi, unë ndaloj së bëri punën time, për të shmangur kartonin e kuq”.

“Mareska është atist” – Portugezi e ka sulmuar në dy episode Fabio Mareskën. “Nuk flas, sepse më skualifikojnë”, u shpreh pas një penalltie në favor të Milanit në Roma-Milan dhe më pas në një humbje ndaj Udinezes 4-0: “Mareska është artist. E dinim çfarë na priste”.

I kuqi i parë italian – 6 muaj në Itali dhe kartoni i parë i kuq për trajnerin e Interit. “Ke frikë të vërshëllesh?”, iu drejtua Domeniko Çelit dhe ai nuk ngurroi ta dërgonte në dhomat e zhveshjes.

Prangat – Murinjo bëri Murinjon me atë gjest ikonik në Inter-Sampdoria, ku u ndëshkuan me kartonë të kuq Samuel dhe Kordoba. Protesta me grushtet e shtrënguar, që simbolizonin prangat e bëri idhullin e zikaltërve dhe Taljavento 10 vite më vonë, tregoi se nuk i kishte kërkuar falje.

Roki, në derbi – Në janar 2010 Inter-Milan 2-0, vjen pasi Roki kishte ndëshkuar me të kuq Shnajderin dhe më pas edhe Luçion. Në fund Mou sulmon arbitrin Roki: “Do të kishim fituar edhe me shtatë lojtarë”.

13 gabimet e Gomez– Real Madrid-Sevilja 1-0 e shoqëruar me 8 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq për madrilenët. “Reali nuk flet për arbitrat, u shpreh drejtuesi Horge Valdano dhe 5 minuta më vonë Murinjo mbërrin me një fletë “A4” në të cilën renditen ato që ai i përcakton si “13 gabimet e arbitrit”. E urren Gomez dhe Valdanon.

Tejlor dhe Liverpuli – Strategjia e Murinjos: presion arbitrave para ndeshjes. Para Mançester Junajtid-Liverpul, Zhoze shprehet se dyshon në performancën e mirë të arbitrit pa shpjeguar përse, por vetëm duke aluduar. E gjitha bërryl, në mënyrën e vet. Përfundon barazim pa gola.

Majk Din i vodhi titullin– Çelsi në garë për titull humbet në shtëpi kundër Sandërlendit. “I lumtë Majk Rilit (disenjatori i arbitrave), orientoi sezonin dhe Majk Din (arbitri i ndeshjes), e kaloi provën”, u shpreh Mou. “Unë e di në cilin moment e humbëm titullin”, tha në fund.

Sërish Tejlor – Pas episodit të vitit 2016, Murinjo sulmoi sërish arbitrin Tejlor pas finales së humbur ndaj Seviljas dy ditë më parë. Penalltia e mohuar e Romës për një prekje me dorë të Fernandos solli edhe reagimin e trajnerit. “Çfarë fatkeqësie, çfarë mjerimi”, iu drejtua disa herë Mou arbitrit.

zhoze murinjo trajneri portugez arbitrat