Sport 2 Qershor 2023, 17:35

Futbollisti shqiptar bën realitet ëndrrën, 23-vjeçari transferohet te Milani dhe vihet nën urdhërat e Piolit

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti shqiptar bën realitet ëndrrën, 23-vjeçari

Milani për merkaton e verës po monitoron anësorin e skuadrës së Lilës, Edon Zhegrovën. Por, mesa duket, ndjenja mes klubit italian dhe 24-vjeçarit ka nisur shumë më herët. Në atë kohë kosovari ishte pak më shumë se fëmijë dhe në moshën 13-vjeçare luante në Prishtinë.

Siç zbuloi sot “Tuttosport” vëzhguesit e Milanit e kishin përzgjedhur atë nga mbi 200 djem të moshës së tij. Edoni i ri kishte pasur rastin të vizitonte edhe stadiumin “San Siro”. Më pas, për shkak të çështjeve burokratike, transferimi i tij te skuadra e të rinjve të “Djallit” nuk u realizua.

Ecuria- Historia daton 11-vjet më parë, por talenti i Zhegrovës nuk është në diskutim. Ai u stërvit në Belgjikë, fillimisht te Standardi i Liezhit e më pas te Sen Truiden. Më në fund zbarkoi në ekipin e parë të Genkut në vitin 2017, ku ishte rezervë e Ruslan Malinovskit.

Në vitin 2019 ai u transferua në Zvicër, te Bazeli dhe prej andej, tri vjet më vonë, në vitin 2022, në Francë, te Lila. Skuadra nga e cila Milani tashmë ka nënshkruar me Rafael Leaon dhe Majk Menjonë. I lindur në Gjermani, Zhegrova luan si lojtar krahu, në të djathtë, por me këmbën e majtë, në 4-3-3 ose 4-2-3-1. Megjithatë, ai mund të luajë edhe në anën e kundërt.

Statistikat- Ndërkohë, e përditshmja “Tuttosport” kujton se si në shtëpi e quajnë Zhegrovën, objektivin e merkatos së Milanit, “Lionel Mesi i Kosovës”.

Cilësitë e djaloshit janë të mëdha, por ai duhet të përmirësohet në statistika (4 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje në Lilën gjatë sezonit të fundit). Pika e dobët e tij, duket se është faza pa top. Ai tenton t’i shikojë të tjerët pa punuar dhe e ka të vështirë të kthehet për të dhënë një dorë në aspektin difensiv.

edon zhegrova futbollisti shqiptar milan