TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 20:39

“Një moment që nuk do ta harroj kurrë”, Alen Sherri reagon për herë të parë pasi u tregua ‘shqiponjë’ e vërtetë kundër Izraelit

Shkruar nga Pamfleti
“Një moment që nuk do ta harroj kurrë”, Alen Sherri
Alen Sherri

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Një ditë pas takimit, portieri Alen Sherri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau emocionet e paraqitjes së tij të parë si titullar me fanellën kuqezi.

Sherri, i cili regjistroi ndeshjen e tij të dytë me Kombëtaren, mori besimin e stafit teknik që nga minuta e parë dhe zhvilloi një paraqitje pozitive në portën shqiptare.

Përmes një mesazhi në Instagram, gardiani kuqezi e cilësoi këtë si një moment të veçantë në karrierën e tij sportive.

Dje kisha nderin dhe krenarinë të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë për herë të parë si titullar. Një moment që nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”, shkroi Sherri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alen Sherri (@alensherri)

Portieri shqiptar mbetet një nga alternativat e rëndësishme për repartin e portës, ndërsa aktivizimi i tij si titullar në miqësoren ndaj Izraelit përbën një tjetër hap në rrugëtimin e tij me ekipin kombëtar.

alen sherri portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje