Alen Sherri zhvilloi një paraqitje pozitive në ndeshjen e tij të parë si titullar me Kombëtaren shqiptare, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Izraelit në miqësoren e luajtur të mërkurën në mbrëmje.
Portieri kuqezi ishte ndër lojtarët më të spikatur në fushë, duke ndërhyrë me sukses në disa raste të rrezikshme dhe duke mbajtur ekipin në lojë për pjesën më të madhe të takimit. Sherri tregoi siguri në zonë dhe reagime të shpejta përballë sulmeve të kundërshtarëve, duke evituar disa gola të sigurt.
Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga platforma e specializuar e statistikave “Sofascore”, e cila i akordoi notën 7.2. Portieri shqiptar nuk konsiderohet përgjegjës për golin e vetëm të sfidës, të realizuar nga Gluk në minutën e 73-të.
Aktivizimi i Sherrit shihet si një sinjal pozitiv edhe për stafin teknik. Trajneri Rolando Maran ka fituar besim te portieri, i cili tashmë paraqitet si një alternativë serioze për ndeshjet e ardhshme dhe rrit konkurrencën në repartin e portës.
Ndërkohë, Thomas Strakosha mungoi në dy ndeshjet miqësore të Kombëtares për shkak të një dëmtimi, duke i hapur rrugën Sherrit për të treguar vlerat e tij mes shtyllave.
Lini një Përgjigje