Në ndeshjen e zhvilluar më 3 qershor ndaj Izraelit, ku Shqipëria u mposht, trajneri Rolando Maran i dha mundësinë e debutimit me Kombëtaren mesfushorit Luis Hasa. Futbollisti 22-vjeçar u aktivizua në pjesën e dytë, duke hedhur hapat e parë me fanelën kuqezi.
Hasa vjen pas një sezoni të kaluar në huazim te Karrareze në Serinë B, ndërsa kartoni i tij mbetet në pronësi të Napolit. Performancat e tij kanë reflektuar edhe në tregun e transferimeve.
Sipas përditësimit më të fundit të platformës “Transfermarkt”, vlera e mesfushorit shqiptar është rritur nga 3 milionë euro në 4.5 milionë euro. Kjo e bën Hasën futbollistin më të vlerësuar të Karrarezes nëse merret në konsideratë skuadra e sezonit të fundit në Serinë B.
Në renditjen e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Hasa pozicionohet aktualisht në vendin e nëntë për nga vlera në treg, një tregues i besimit që ekziston ndaj potencialit të tij.
Rrugëtimi i tij drejt Kombëtares u zyrtarizua në muajin mars, kur FIFA i dha dritën jeshile për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
ky shkerdhata qe dikur refuzoi te vinte ,tani qe eshte mut e do te kape ndonje kontrate pranon te vije ....bastard