TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2023, 22:53

Një penallti vendos sfidën, Udineze turpëron Milanin në “San Siro”, Pioli tani rrezikon shumë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një penallti vendos sfidën, Udineze turpëron Milanin në

Milani ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes.

Kuqezinjtëjanë mundur 0-1 në “San Siro” nga Udineze në javën e 11 të kampionatit dhe tani kanë shkuar gjashtë pikë larg Interit kryesues.

Një rezultat befasues dhe i rrallë duke parë se kjo e sotmja ishte fitorja e parë e Udinezes në këtë sezon të Serisë A, pas 3 humbjeve dhe 7 barazimeve të marra në dhjetë javët e mëparshme.

Një penallti e Pereiras në minutën e 61, e shkaktuar nga Adli, gjunjëzoi një Milan pa lojë dhe pa ide.

Tri pikë jetike për Udinezen, që i është larguar zonës së rënies nga ketagoria.

milan udineze seria a

Lini një Përgjigje