TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 19:01

“Një që doja ma kishte zënë Ismajli që erdhi para meje”, Asllani në ditën e parë si lojtar i Torinos: Ja pse zgjodha numrin 32 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Një që doja ma kishte zënë Ismajli që erdhi para

Kristjan Asllani është që nga fillimi i javës edhe zyrtarisht një lojtar i Torinos. Dhe klubi tij i ri ka postuar videon e ditës së parë të tij si futbollist i këtij klubi.

Një ditë që fillonte që me zgjedhjen e numrit të fanelës së re nga Asllani. “Pse numri 32? Se të gjitha ishin thuajse të zëna. (qesh) Më pëlqente 23 po ishte i zënë. Pastaj edhe 44 e kishte Ismajli. Ndaj mora 32, është e kundërta e 23”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.

Aty shihet se si lojtari kreu vizitat mjekësore, më pas bëri një xhiro në ambientet e stërvitjes dhe të klubit si dhe më pas momentin e firmës së futbollistit në kontratën e re.

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar torino

Lini një Përgjigje