TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 22:34

Një talent premtues për Tiranën, bardheblutë prezantojnë mesfushorin 17-vjeçar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një talent premtues për Tiranën, bardheblutë

Ditë prezantimesh te Tirana. Pas dy futbollistëve të huaj, klubi bardheblu ka zyrtarizuar së fundmi një talent nga akademia. Bëhet fjalë për futbollistin Serxho Vogli.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Tirana bën me dije, së Serxho Vogli, produkt i Akademisë së Futbollit Tirana dhe futbollist i ekipeve kombëtare të moshave, do të jetë pjesë e Tiranës së madhe.

Vogli shihet nga drejtuesit si një emër premtues, që pritet të japë kontributin e tij të vyer për fanelën e ekipit të parë të Tiranës. 

Njoftimi zyrtar i klubit:

Zyrtare: Serxho Vogli pjesë e Tiranës së madhe!

Një tjetër talent nga familja bardheblu ngjitet në ekipin e parë! ✨

Serxho Vogli, produkt i Akademisë së Futbollit Tirana dhe futbollist i ekipeve kombëtare të moshave, do të jetë pjesë e Tiranës së madhe. ????????⚽

Një emër premtues që vjen për të dhënë gjithçka në fushë me fanellën e klubit më të titulluar në vend! ????️????

Mirësevjen në ekipin e parë, Serxho!

serxho vogli tirana

Lini një Përgjigje