
Në një sfideë që dukej si malore e pamundur per t’u kaluar, Roma siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në fushën e Sasuolos pas fitores 1-2 që erdhi me përmbysje nga djemtë e Zhoze Murinjos.
Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të brazilianit Mateus Henrike në minutën e 25, por Sasuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të rumunit Daniel Boloka në minutën e 62.
Gjërat dhe rrjedha ndryshuan në fushë dhe Roma përfitoi nga kjo situatë. Në fillim erdhi barazimi falë penalltisë së shndërruar në gol nga Paulo Dibala në minutën e 76, e fituar nga Kristensen. Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe përmbysja.
Pikërisht danezi Rasmus Kristensen që pati edhe fat, gjeti goditjen e cila u devijua nga mbrojtja vendase dhe me një parabolë befasoi portierin Konsili që deri në atë moment ishte i pagabueshëm.
Me suksesin e sotëm, Roma kap përkohësisht Napolin në vendin e katërt me 24 pikë. Nedim Bajrami u hyri në fushë në minutën e 81 për Sasuolon. Skuadër që mbetet në vendin e 15 me po kaq pikë.
Lini një Përgjigje