TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 14:45

Rriten shanset për rikthim në Kombëtare, Taulant Seferi 'përshëndet' me gol trajnerin Sylvinho

Shkruar nga Pamfleti
Rriten shanset për rikthim në Kombëtare, Taulant Seferi
Taulant Seferi me fanellën e Bodrumspor

Bodrumspor triumfoi 2-3 në transfertë ndaj Igdir FK në ndeshjen e raundit të 30-të të Ligës së Parë turke. Golin e parë për skuadrën mike e realizoi Taulant Seferi, duke i hapur rrugën suksesit të ekipit të tij.

Sulmuesi 29-vjeçar nga Kumanova u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 18-të. Ky ishte goli i tij i 15-të në 29 paraqitje këtë sezon në kampionat me fanellën e Bodrumspor.

Forma e mirë e Seferit ka rikthyer edhe diskutimet për një rikthim të mundshëm të tij në Kombëtaren shqiptare gjatë këtij muaji. Ndeshja e fundit e sulmuesit me fanellën kuqezi daton më 19 nëntor 2024, në humbjen 1-2 ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve.

Prej rreth një viti e gjysmë ai nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit Sylvinho, por paraqitjet e fundit kanë rritur ndjeshëm kuotat e tij. Trajneri i Kombëtares pritet të publikojë javën e ardhshme listën për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026 ndaj Polonisë, ndërsa dëmtimet në repartin ofensiv – si ato të Brojës, Dakut dhe Manajt mund të hapin rrugë për përfshirjen e Seferit në skuadër.

Lini një Përgjigje